“Bale mund të bëhet legjendë e Manchester Unitedit”

 

Legjenda e Manchester Unitedit, Paul Scholes, beson se Gareth Bale, do të ishte përforcim perfekt për “Djajtë e Kuq”.

“Ndjenja ime është se ai do të ishte perfekt për Manchesterin. Ai do të ishte i dashuruar në Old Traffordin. Do të bëhej legjendë këtu”, ka shkruar Scholes në kolumnen e tij. (Gazeta Olle)