Bale: Luajta mirë por s’pata fat

Gareth Bale beson që bëri paraqitje të mirë në ndeshjen e mbrëmshme kundër Juventusit, ani pse huqi disa raste ideale për gol.

“Ne duhet të mësojmë nga ky eliminim, i cili është i hidhur. Unë mendoj që kam luajtur mirë, mirëpo më mungoi fati për të shënuar gol”, deklaroi ndër tjera Bale.

Sipas vlerësimeve të analistëve, ai ishte njëri ndër më të dobëtit në fushë për Realin. /Gazeta Olle