Bale e zbulon të ardhmen përmes ‘Twitter-it’

Gareth Bale ka hedhur poshtë çdo mundësi që e lidh atë me një largim nga skuadra e Real Madridit, duke thënë se do të qëndroj në Bernabeu.

“Ne do të punojmë shumë në stërvitjet parasezonale dhe do shikojmë që në sezonin tjetër të rikthehemi edhe më të fortë me Real Madridin”, kishte shkruar Bale në ‘Twitter’.

Përndryshe, uellsiani ka falënderuar gjithashtu Carlo Ancelottin për dy vitet e kaluara te Real Madridi, duke i uruar atij të gjitha të mira në të ardhmen.