Bale-Bale, Reali ‘qetësohet’ para El Classicos

Real Madridit i kanë mjaftuar dy gola të uellsianit Gareth Bale për ta mposhtur Levanten 2:0. Bale i shënoi golat në minutat 18 dhe 40, ndërsa ajo që bie në sy më shumë është nervozizmi i Cristiano Ronaldos që nuk e festoi golin e uellsianit.

Reali i afrohet në këtë mënyrë Barcelonës në një pikë, pikërisht para super-sfidës “El Classico” që zhvillohet në javën e ardhshme.