Balde: Drita është skuadër e madhe, do të japim maksimumin

Në prag të ndeshjes së 17-të kampionale ndaj Prishtinës, Drita ka mbajtur konferencën e rradhës për media.

Për media folën kryetrajneri Ardian Nuhiu dhe futbollisti, Prince Balde, shkruan Gazeta Olle.

Balde tha se si në çdo lojë duhet dhënë maksimumin, pasi DRITA është një skuadër e madhe që kërkon gjithmonë më të mirën.

“Kjo nuk është hera e parë që po luajmë me Prishtinën, do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne do të provojmë të bëjmë gjithçka në fushë. Gjithë e dijmë që FC DRITA është skuadër shumë e madhe, sepse çdo futbollist që vjen e luan këtu e din çfarë duhet të bëjë e të jap maksimumin. Edhe unë jam munduar të jap më të mirën time dhe premtoj se do të bëj gjithmonë maksimumin për të marrë rezultatet që DRITA i kërkon dhe i meriton”, ka thëne Balde.

Te Drita janë të gatshëm të gjithë futbollistët, përpos Ilir Blakçorit i cili do të mungojë, cilësitë e së cilit i vlerësoi trajneri Nuhiu.

Ndeshja Prishtina – Drita zhvillohet të dielën, ora 13:30 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

/Gazeta Olle/

Nuhiu: Vijmë nga dy fitore dhe motivi te djemtë është prezent, skuadra jonë është gati

Ibrakoviq dhe Krasniqi: Do ta japin atomin e fundit për fitore ndaj Dritës, me ndihmën e Plisave ia dalim