Balaj tregon arsyen pse u rikthye te Vllaznia

Bekim Balaj rikthehet pas 13 vitesh e gjysmë te Vllaznia. Sulmuesi i njohut ka firmosur deri në vitin 2025 me klubin e zemrës, me objektivin për të rikthyer titullin kampion në Shkodër, trofe që mungon prej vitit 2001.

32-vjeçari preku disa tema në konferencën për shtypin, duke nisur nga vendimi për t’u rikthyer në Shkodër dhe objektivat e tij. Skuadra e Mirel Josës luan të mërkurën duelin e parë të raundit të 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë ndaj Bylisit, sfidë ku Balaj mund të marrë disa minuta.

RIKTHIMI – “Mund t’i quaj emocione të ngjashme me atë që kam veshur për herë të parë fanellën. Disa nuk ishin të bindur që kisha firmosur. Vllazninë e ndjek gjithmonë.

PROJEKTI – “Këtu ka një projekt serioz që më bën pjesë edhe mua. Shkodra është gati për t’u shpallur kampion. Sulmuesi për gola merret. Shpresoj që të bëj sa më shumë, por si fillim duam titullin”.

FORMA – “Unë vetëm dje kam bërë stërvitjen me ekipin, por do të jem gjithmonë gati. Dëshira është e madhe si çdo shkodran për të fituar titullin kampion. Fitimi i Kupës ndoshta nuk të jep më emocione”.

TËRHEQJA – “Është herët për të thënë. Nuk kam ardhur në Shkodër për ta mbyllur. Ndoshta do ta mbyll te Vllaznia pas disa vitesh, por është herët”.

VLLAZNIA – “Shkodra më ka dhënë shumë gjëra. Mund të më japë sërish një vend në Kombëtare. Dihet që tifozeria shkodrane i jep mbështetje Vllaznisë gjithmonë. Shpresoj që të arrijmë një fitore që ta mbushim sa më shpejtë stadiumin”.

FFK organizon kursin për UEFA B-Licencë

Neville i bindur: Arsenali nuk e fiton titullin