Balaj shet revista në rrugë (FOTO)

Edhe pse ka vetëm tre muaj që luan në Kroaci, Bekim Balaj – 4 gola në 7 ndeshje si edhe një gol në Kupë është shndërruar në një lojtar shumë popullor te Rijeka. Para disa ditësh, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, së bashku dhe me tre futbollistë të tjerë të skuadrës, Vedran Jugovic, Alex Fernandez dhe Josip Ivancic, si edhe me nxënësit e shkollës Fran Krsto Frankopan në rajonin e Krk, u angazhuan në shitjen e revistave, duke marrë gjysmën e fitimeve, transmeton sportal.al.