Balaj shënon përsëri, Rijeka me katërshe

Bekim Balaj e ka shënuar golin e radhës për skuadrën e Rijekës, në fitoren e thellë kundër NK Zagrebit me rezultat 4:1.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë shënoi gol mjaft të bukur në minutën e 43-të, duke e dyfishuar epërsinë e Rijekës në 2:0.

Me këtë fitore, Rijeka ngrihet në pozitën e dytë në tabelë me 56 pikë. /Gazeta Olle