Balaj nuk ndalet

Bekim Balaj nuk di të ndalet, goli i është kthyer në ves edhe në miqësore. Qendërsulmuesi i Kombëtares Shqiptare shënoi sërish në testin përgatitor të skuadrës së tij HNK Rijeka duke kontribuar me dy gola në fitoren 5-0 ndaj Rudar Velenje, në minutën e 53 kur rezultati ishte 1-0 për skuadrën e tij shkodrani ka ndjekur më së miri aksionin për të finalizuar para portës një asist të Tomasov ndërsa vetëm 8 minuta më vonë ka bërë bis, këtë herë duke manovruar mirë në zonë për tju shmangur markimit dhe për të ndëshkuar me gjakftohtësi portierin.

 

Balaj në këtë mënyrë po bind gjithmonë e më tepër në skuadrën kroate ku shënoi edhe të mërkurën në miqësoren ndaj Triglav Kranj, Balaj që u transferua te HNK Rijeka janarin e kaluar shënoi për ekipin kroat 13 gola në total vetëm në fazën e dytë. Balaj është shfaqur gjithmonë e në rritje në muajt e fundit dhe përballet me konkurencën e fortë të Cikalleshit në sfidën për rolin e qendërsulmuesit në Kombëtaren Shqiptare.