Balaj kujton ndeshjen me Serbin

Sulmuesi shkodran i Rijekës dhe i kombëtares ka folur edhe një herë për dhunën që përjetuan futbollistët e kombëtares shqiptare në takimin kualifikues me Serbinë.

Bekim Balaj sulmuesi i kombëtares shqiptare tha se në takimin kualifkues të EURO 2016 në Beograd me përfaqësuesen e Serbisë nuk ka pasur futboll.

“Mendoj se kjo është e kaluar, ajo që ndodhi atje ishte befasi për të gjithë ne, edhe pse të gjithë e dimë historinë. Ne kemi shkuar atje të luajmë futboll”, u shpreh Balaj.

UEFA ka marr vendim që loja të regjistrohet 3:0 për Serbinë, por asaj i janë marr pikët, kurse të dy kombëtaret janë gjobitur me nga 100 mijë euro, Shqipëria është ankuar dhe vendimi pritet në muajin prill.

“Vendimi nuk është final dhe si i tillë nuk na pëlqen. Në prill pritet vendimi përfundimtar”.   Ai foli edhe për gjithë grupin kualifikues. “Në fillim kur e kemi shikuar grupin, askush nuk besonte, por pas fitores në Portugali, e cila ishte befasi për ne, kemi filluar të besojmë se mund të kemi sukses në kualifikime dhe unë besoj se do ia dalim.   Presim vendimin e lojës me Serbinë. Takimi me Armeninë është specifik dhe shumë i rëndësishëm, nëse fitojmë shpresat  tona shtohen”, pëfundoi Balaj.