Torino interesohet për Bakajn!

Edhe një tjetër futbollist i elitës së futbollit të Shqipërisë mund të transferohet në Serie A. Pas informacioneve se portieri i Partizanit, Alban Hoxha, do të transferohet te Chievo, nga Shqipëria vijnë lajme të reja.

Mesfushori i Tiranës, Elis Bakaj, ka zgjuar interesim të skuadrës së elitës së futbollit italian, Torino. Pikërisht Bakaj është në mesin e objektivave të ‘Granadas’ për afatin kalimtar të verës, ku blerjet do të varen nga shitja e mbrojtësit të djathtë, Matteo Darmian, shkruan Gazetaolle.com.

Mesfushori Bakaj po kalon formë fantastike te Tirana që prej transferimit nga Chornomorets Odessa. Ai më parë ka qenë edhe pjesë e Kombëtares së Shqipërisë. /Gazeta Olle