Nedim Bajrami po përjeton një moment fantastik me fanellën e Empolit në Serie A me golat, asistet dhe paraqitjet e tij duke i dhënë pikë të çmuara skuadrës nga Toskana.
Trekuartisti i Kombëtares shqiptare ka folur në një intervistë me të përditshmen sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, duke shpjeguar pozicionin e tij të preferuar në fushën e blertë dhe duke treguar përse la Zvicrën dhe zgjodhi Shqipërinë:
“Pozicioni pas sulmuesve është roli im i preferuar, por kam luajtur edhe si sulmues i krahut të majtë në skemën 4-3-3. Zidani ka qenë ai që frymëzohesha”.
Përse zgjodha Shqipërinë? Kam arsyetuar me zemër, më kanë thirrur dhe nuk kam menduar dy herë.”, përfundoi Nedim Bajrami.