Bajrami: Nuk merremi me kalkulime, meritat i takojnë….

Hajvalia arriti fitore ndaj Prishtinës me rezultat 2:0 dhe në këtë mënyrë, thuajse e largoi Prishtinën në ‘luftën’ për titullin e kampionit.

Krenar me futbollistët e tij është shprehur trajneri i Hajvalisë, Emin Bajrami. “Sot i treguam të gjithë opinionit se Hajvalia nuk bënë kalkulime. I përgëzoj lojtarët pasi që e kanë dhënë maksimumin në fushë. Kjo fitore i dedikohet Ismet Munishit (ish-trajner i Hajvalisë), i cili e ka bërë një punë të palodhshme në përgatitjen e ekipit në aspektin fizik. Është parë edhe sot se e kemi ekipin më të përgatitur në ligë, por nuk e kemi shkopin  magjik që ti ndryshojmë gjërat për 24 orë. Dua është edhe një herë ta falënderojë Ismet Munishi”, ka thënë Emin Bajrami për Gazetaolle.com.