Bajrami: Mos ka parë ëndërr Zabërgja që është kapur me mua?

Trajneri i Hajvalisë, Emin Bajrami, iu është kundërpërgjigjur Enis Zabërgjës pasi që ky i fundit tha që është konfrontuar me Bajramin në stërvitjen e së martës.

“A mos ka parë ëndërr Enis Zabërgja që është kapur me mua? Unë vetëm e kam përjashtuar atë nga stërvitja, për shkak të mos-seriozitetit. I kam treguar edhe kryesisë së klubit që e kam përjashtuar nga stërvitja dhe tani ata vendosin për fatin e tij”, deklaroi Bajrami për GazetaOlle.com

Hajvalia në fundjavë ballafaqohet me skuadrën e Prishtinës.