Bajrami i sigurt për Empolin: Jemi të bindur se mund të themi fjalën tonë

Empoli ka humbur ndeshjen e fundit kundër Venecias, megjithëse impakti i parë në Serie A ka qenë pozitiv deri më tani sa i përket lojës së zhvilluar

Nedim Bajrami është një nga elementet thelbësore të skuadrës italiane dhe peshën e tij në ekip po e tregon edhe në elitë.

“Fantazisti“ shqiptar ka dhënë një intervistë për “La Nazione“, ku shprehet se ndihet i lumtur me paraqitjet e bëra deri më tani nga Empoli në Serie A.

“Është e kotë të ndiejmë keqardhje për veten, duhet të mendojmë për tjetrën dhe të jemi në gjendje të kthejmë menjëherë faqen. Ndikimi me Serie A ishte i shkëlqyeshëm. E dija se ishte një kategori e vështirë dhe në garat e para që luajtëm pata konfirmimin për këtë”.

Nedim Bajrami - Player profile 21/22 | Transfermarkt

“Ne jemi mjaft të lumtur, por duhet të përmirësojmë atë që pamë kundër Venecias, sepse të gjithë jemi të bindur se mund të bëjmë më shumë. Tani na mbetet vetëm të punojmë”.

“Sampdoria? Ne po punojmë shumë, e dimë se do të jetë e vështirë, por jemi të bindur se mund të themi fjalën tonë“, ka thënë Nedim Bajrami.

Lutfi Haziri: Komuna më nuk jep pare për Stadiumin e Qytetit në Gjilan

Amir Rrahmani reagon pas golit ndaj Udineses, ka një falënderim të veçantë