Bajrami, assesi të dorëzohet

Emin Bajrami, ndihmës i trajneri të Hajvalisë, Ismet Munishit, nuk e ka ndërmend që të dorëzohet sa i përket ‘luftës’ për titullin e kampionit, ani pse skuadra e tij ndodhet tetë pikë larg liderit Feronikeli, kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në fund të kampionatit.

Skuadra e Hajvalisë sot e mundit Trepçën ’89 me shifrat 1:0. “Atë qe e patëm si objektiv, edhe e realizuam. Futbollistët tanë treguan karakter të fortë, ‘luftuan’ shumë dhe solli sukses. Fitorja si për Hajvalinë ashtu edhe për Trepçë ’89, ishte shumë e rëndësishme pasi na mban në ‘luftë’ për titull. Do të tentojmë deri në fund”, ka thënë Emin Bajrami.