Bajram Jashanica debuton sot me skuadrën e Ballkanit

Qendërmbrojtësi kosovar, Bajram Jashanica, sot do të debutojë me skuadrën e Ballkanit në Superligën e Kosovës në futboll në ndeshjen e xhiros së gjashtë të ndaj Arbërisë së Dobrajës.

30-vjeçari do të aktivohet nga trajneri Ismet Munishi nga minuta e parë ndaj Arbërisë në ndeshjen që zhvillohet nga ora 14:00 në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq.

Lajmi konfirmohet nga burime të Zeri.info brenda klubit “portokallezi”.

Jashanica në afatin kalimtar të verës u transferua te Ballkani pas shtatë viteve të kaluara në Shqipëri te Skënderbeu i Korçës dhe Besa e Kavajës.

Para se të transferohej në Shqipëri, Jashanica ka luajtur në Kosovë me skuadrën e Hysit (klub që tashmë është shuar).

“Jashki” së fundmi e ka kaluar një lëndim andaj nuk ka debutuar në takimet e para për Ballkanin.

Kujtojmë se Jashanica është një ndër lojtarët më cilësor dhe më të shtrenjtë që aktivizohet në futbollin e Kosovës në këtë edicion.

Ai më parë ka qenë pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës.

Ndryshe, Ballkani momentalisht i prinë tabelës me 13 pikë të mbledhura kurse Arbëria ndodhet e treta me tetë pikë.