Bajoku siguron medalje për Kosovën në Evropianin U-22

Bashkim Bajoku ka siguruar medalje për Kosovën në Evropianin U-22 që po mbahet në Mal të Zi.

Bajoku në çerekfinale të kategorisë deri 54 kilogramë e mposhti me ndërprerje në rund të parë boshnjakun Leon Vranjes.

Referi dy herë i numëroi boshnjakut para se ta ndërpriste. Bajoku ka siguruar së paku medaljen e bronztë. Ai do të luftojë në gjysmëfinale.

Ndërkohë Drilon Thaçi u mposht me vendim unanim në çerekfinale nga bullgari William Rosenov Cholov. Thaçi, që garon në kategorinë deri 75 kg, pësoi me vendim unanim. Sonte garon edhe Taulant Jakupi në kategorinë deri 86 kg. Ai do ta ketë përballë malazezin Petar Lijeseviq.

Gjimshiti: E kemi në natyrë që të futemi në fushë për tre pikë, kështu do jetë edhe nesër

Camavinga u lëndua me Francën – kjo është shuma që FIFA do ta paguaj Real Madridin