Bad News Eagles shënojnë përsëri ngritje në ranglistën botërore

Ekipi shqiptar, Bad News Eagles pas suksesit në turneun më të madh në CS:GO, tani renditen në vendin e 20-të, duke arritur të ngjiten për gjashtë vende më lartë.

Bad News Eagles shkëlqyen në PGL Antwerp Major, duke arritur së pari të kualifikohen në kuadër të këtij turneu dhe më pas të arrijnë edhe të kalojnë në fazën tjetër “Legends Stage”.

Ekip shqiptar në këtë garë arriti të përballet me ekipet më të mira në botë në kuadër të CS:GO.

Bad News Eagles ishte i renditur në vendin e 25-të më herët, derisa tash kanë kaluar në vendin e 20-të.

Kujtojmë, ekipi shqiptar e përfundoi mbrëmë garën, duke humbur në dy mapat ndaj ekipit brazilian, Imperial. /Klankosova.tv/

Malisheva ia dedikon fitoren ndaj Gjilanit tifozit që pati probleme shëndetësore

FC Drita “blindon” kapitenin e skuadrës edhe për tri vite të tjera