Bad News Eagles mposhtet nga fnatic në gjysmëfinale të REPUBLEAGUE

Bad News Eagles e kanë humbur mundësinë për të fituar vendin e parë në turneun REPUBLEAGUE, pasi u mposhtën nga ekipi fnatic me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa.

Ndeshja filloi me mapin ‘Nuke’, i zgjedhur nga ekipi Bad News Eagles, ku edhe pse patën një pjesë të parë të mirë, nuk arritën ta vazhdojnë deri në fund, për të humbur me rezultat 16-8.

Në mapin e dytë, ‘Ancient’, rezultati ishte më i ngushtë dhe ekipi shqiptar ishte shumë afër për të rikthyer ndeshjen, por me disa gabime të vogla, mapi përfundoi me rezultat 16-12, për të përfunduar ndeshjen 2-0 në të mirë të fnatic.

Humbja nga ekipi fnatic, nuk ishte një rezultat i cili pritej, pasi ekipi shqiptar ka renditje më të mirë në ranglistën botërore të CS:GO.

Bad News Eagles do të zhvillojnë edhe një ndeshje tjetër në turneun REPUBLEAGUE, ku do të jenë në garë për çmimin e vendit të tretë, e kundërshtari i tyre do të mësohet pas përfundimit të ndeshjes ECSTATIC ndaj ex-Mad Lions. /Telegrafi/

Fusha e “Air Albania Stadium” e vështirë për t’u mirëmbajtur – por do të jetë gati për ndeshjet e Evropës

Adnan Januzaj gjithnjë e më afër kalimit tek klubi i madh italian