Pas paraqitjes fantastike në CSGO “IEM RIO MAJOR”, Bad News Eagles tani do të marrin pjesë në një tjetër garë të rëndësishme.
Ekipi shqiptar do të jetë pjesë e garës “Elisa Masters Espoo 2022”, turne ky që zhillohet nga 16 deri më 20 nëntor në Espoo të Finlandës, shkruan Gazeta Olle.
Në garë do jenë 12 ekipe, kurse do ketë shpërblime për skuadrat më të mira deri në 200 mijë dollar.
BNE tashmë është ngjitur në pozitën e 17-të në ranglistën botërore, pas kalimit në fazën Legends Stage në Rio, ku edhe eliminuan në mënyre spektakolare ekipin në të mirë në botë, Faze.
Më pas, u eliminuan nga një tjetër skuadër e madhe, Navi. /Gazeta Olle/