Bad News Eagles do të luajë ndaj ekipit ECSTATIC për vendin e tretë në turneun REPUBLEAGUE CS:GO

Bad new eagles

Pas humbjes ndaj ekipit fnatic në gjysmëfinale ditën e djeshme, tani ekipi shqiptar Bad News Eagles ka mundësi që të renditet në vendin e tretë në turneun REPUBLEAGUE CS:GO.

Ndeshja ndaj ekipit ECSTATIC do të jetë shumë e vështirë për ekipin shqiptar, pasi nuk kanë fituar ndonjëherë ndeshje ndaj tyre.

Kjo ndeshje do të luhet për vendin e tretë dhe çmimin prej 16.000 dollarësh, ndërsa ekipi i cili humb do të përfundoj garën në vendin e katërt duke fituar 5.300 dollarë.

Ndeshja do të zhvillohet në formatin ‘Bo3’ duke filluar nga ora 16:00, dhe do të transmetohet në kanalin zyrtar të REPUBLEAGUE në Twitch.

Përveç kësaj ndeshje, ekipi Bad News Eagles, do të zhvilloj edhe një ndeshje tjetër nesër në kuadër të turneut Elisa Invitational. /Telegrafi/

Kosova luan me Ishujt Faroe në kualifikimet për Botëror

Klubi shkodran nuk ndalet me transferime, Marku është lojtari i ri i Vllaznisë