Bad News Eagle fitojnë dhe shkojnë në finale tëturneut Elissa Invitional

Ekipi shqiptar, Bad News Eagle është një ndeshje larg për t’u shpallur fitues i turneut Elisa Invitational si dhe për të siguruar pjesëmarrjen në turneun i cili do të mbahet LAN në qytetin Espoo të Finlandës.

Ndeshja gjysmëfinale e Bad News Eagles ndaj SINNERS përfundoi me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa në të mirë të ekipit shqiptar.

Mapin e parë e fituan me rezultat 16-13, ndërsa në mapin e dytë rezultati ishte më i ngushtë 16-14.

Lojtari më i vlefshëm i ndeshjes u shpall snajperisiti i ekipit shqiptar Genc ‘gxx-‘ Kolgeci, me vlerësimin 1.38 nga HLTV.

Ndeshjen finale, Bad News Eagles do ta zhvillojnë sot (e shtunë), duke filluar nga ora 20:00 ndaj ekipit francez HEET.

Fituesi i kësaj ndeshje do të fitoj çmimin prej 50.000 dollarësh, si dhe një vend në turneun LAN që do të mbahet në Espoo të Finlandës.

Kritika të mëdha për Besnik Hasin pasi klubi arab ra nga Superliga

Ronaldo kërkon largimin nga Manchester United