Bach vjen me premtim të madh

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, ka bërë një premtim të madh gjatë vizitës së tij në Kosovë.

Bach deklaroi se ai personalisht do t’ia jap medaljen e parë olimpike sportistit kosovar, përcjell insidethegames.biz.

Bach erdhi dje në Kosovë, teksa do të qëndrojë edhe sot në vendin tonë, para nisjes për në SportAccord.

“Kur ne flasim me sportistët dhe liderët politikë, ne e dimë se kemi marrë vendimin e drejtë”, u shpreh Bach rreth pranimit të Kosovës në organizatën që ai e drejton, transmeton gazetaekspress.