Bacelona kërkon kapitenin e Liverpoolit

Sipas medieve angleze, skuadra e Barcelonës, i ka vënë syrin kapitenit të Liverpoolit Jordan Henderson.

Forma e mirë e mesfushorit anglez, me Liverpoolin, ka bërë që drejtuesit e ekipit katalanas, të mendojnë seriozisht të sjellin atë në ‘Cam Nou’. Henderson këtë edicion për Liverpoolin, ka arritur të shënoi gjashtë gola duke bërë edhe 7 asistime për shokët e skuadrës.

Në këmbim të lojtarit katalonasit janë të gatshëm të ofrojnë lojtarë si Pedro, Adriano, Song, Tello ose Montoya, por vlera e lojtarit është 38 milion euro dhe se blerja e tij nuk do të jetë e lehtë.