Bacca merr numrin 9

 Përforcimi i Milanit, Carlos Bacca do të marrë numrin 9 tek Milani për sezonin e ardhshëm.

27-golëshi i edicionit të kaluar me Sevillan, kaloi tek ‘rossonerët’ për 30 milionë euro.

Krahas 27 golave, Bacca te Sevilla kishte edhe 9 asiste. Në Milan ai vlerësohet të jetë vrasësi i portave kundërshtare. (Gazeta Olle)