Bacca drejt Milanit?

Sulmuesi në top-formë që ia fitoi edhe Ligën e Evropës skuadrës së Sevillas, Carlos Bacca, mund të transferohet në Serie A.

Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, drejtuesit italian do të tentojnë për sulmuesin e andaluzianëve, në vazhdën e kërkimeve për një sulmues të ri.

Problemi qëndron te çmimi i Baccas i cili është rritur dukshëm, por për Adriano Gallainin vlen gjithmonë thënia: “kurrë mos thuaj kurrë”. /Gazeta Olle