Babë e bir te Ferizaj – trajneri kroat te ferizajasit do ta udhëheq djalin e tij

Ferizaj ka gjetur trajnerin e ri pas largimit të Arbnor Morinës.

Andrej Panadic ka marrë drejtimin e skuadrës së Ferizajt pasi prishtinasi Arbnor Morina u largua pas barazimit me Gjilanin.

E veçanta është se Andrej Panadic e ka gjetur në Ferizaj djalin e tij, sulmuesin Mateo Panadic.

28-vjeçari iu bashkua Ferizajt 10 ditë më parë, derisa babai i tij, Andrej Panadic ka marrë drejtimin e ‘ujqve’ ditën e sotme.

Përveç Andrej e Mateo, një rast tjetër interesant është edhe te Ballkani, ku Ilir Daja ka marrë në staf djalin e tij Glen Daja. /Gazeta Olle/ 

 

Drejtori sportiv i PSG-së mohon se Mbappe ka kërkuar largimin

PSG dhe Benfica ndahen në paqe