Babaj zbulon arsyet e dështimit të Trepçës

Trepça është një ndër klubet më me renome në futbollin e Kosovës. Klubi nga Mitrovica në edicionin e ardhshëm nuk do të garojë në rangun elitë. Trepça nuk arriti që tubojë pikët e nevojshme për ta ‘prerë’ një ‘biletë’ për Superligë.

Kapiteni, njëkohësisht lojtari kryesor i kësaj skuadre, Shpëtim Babaj, rrëfehet në një intervistë për Gazetën ‘Olle’ duke zbuluar arsyet se pse ndodhi një e tillë.

Çka ndodhi me Trepçën në këtë kampionat?

Babaj: Ndodhi ajo që e ka parë e gjithë Kosova, jemi dëmtuar për 21 deri në 24 pikë. 

Nga kush jeni dëmtuar?

Babaj: Nga gjyqtarët. 

A ka përgjegjësi edhe kryesia apo skuadra për këto rezultate?

Babaj: Përgjegjësia është tek të gjithë por fajtori kryesor janë gjyqtarët. Nëse do të kishin 21 pikë, sot do të ishim në kuotën e 37 pikëve. Përveç kësaj do të arrinim edhe pikë të tjera, pasi që presioni do të ishte më i vogël, duke marrë parasysh që kemi shumë lojtarë të rinj.

A do te vazhdoni me skuadrën edhe në Ligën e Parë?

Babaj: Nuk besoj që do të vazhdojë pasi që të gjithë e dimë se çfarë futbolli luhet në Ligën e Parë. Por, nëse bëhet organizim i mirë nga Trepça, gjithçka mund të ndodh. Gjasat janë minimale.

Dëshironi të shtoni diçka?

Babaj: Jo, jo faleminderit.