Babai lavdëron djalin

Ish-mesfushori anglez, Paul Ince është i bindur se djali i tij, Tom Ince do të jetë një lojtar shumë i mirë i cili pritet të jetë Bale i ri.

Paul Ince është i bindur se djali i tij, Tom,do të jetë Bale i ri, teksa e ka kritikuar mënyrën sesi skuadra e Hull Cityt e ka trajtuar atë.

“Unë jam i zhgënjyer me Hullin, pasi në secilën ndeshje që ka luajtur ai, ka luajtur mirë”.

“Ai ndoshta është pak i dobët fizikisht, por do të përmirësohet. Më kujtohet kur e shikoja Balen, i cili në fillim ishte i dobët fizikisht, por më pas u bë i jashtëzakonshëm”.

“Kështu do të bëhet Thomas në vitin tjetër”, përfundoi Paul Ince deklaratën e tij për The Times.