Babai i Mustafit: Po, na ka kontaktuar Reali

 Babai i Shkodran Mustafit, Kujtim Mustafi ndihet tejet i lumtur që Real Madridi po i kërkon shërbimet e djalit të tij.

Ai thotë se kur një skuadër e tillë interesohet për djalin tënd, atëherë kjo të bënë të ndihesh tejet i lumtur.

“Është e vërtetë se ka pasur kontakte përmes telefonit në lidhje me Shkodranin. Madridi janë klub i madh me shumë suksese. Natyrisht do të gënjeja nëse do të thoja se nuk do ta doja djalin tim të nënshkruante për këtë klub”, u shpreh ai.