Babai i Messit: Largimi i Messit i konvenon Barcelonës

Lionel Messi dhe Barcelona kanë ndarë rrugët edhe zyrtarisht ditën e djeshme ku më pas Barcelona konfirmoi lajmin që bëri “xhiron e botës” në mediat botërore.

Mirëpo, Jorge Messi, i cili është babai i Lionel Messit ka hedhur akuza ndaj klubit duke thënë se atyre më shumë iu ka konvenuar largimi i 34 vjeçarit dhe se ata po derdhin “lot krokodili”.

Sipas gazetarit të Deportes Cuarto, David Bernabéu, babai i Messit nuk ishte i befasuar me lajmin që djali i tij nuk ka vazhduar me klubin.

“Largimi i Messit i konvenon Barcelonës”, e kishte dëgjuar Bernabeu duke thënë Jorge Messin.

Messi është larguar nga Barcelona pas më shumë se 20 vitesh qëndrim.

Rikthimi i Egland Haxhos në portë i dha më shumë siguri Prishtinës

Mbrojtësi i Prishtinës, Krasniqi: Një fitore që na jep shpresë, por…