Babai i lojtarit të Kosovës, qau pas miqësores me Frankfurtin

 

Përfaqësuesja e Kosovës barazoi 0:0 me Eintracht Frankfurtin, në miqësoren e luajtur të martën. Shtatë lojtarë të rinj ishin ftuar nga përzgjedhësi Albert Bunjaku.

Ndër ta, për herë të parë veshi fanellën e vendit të vet edhe Valmir Sylejmani, i huazuar nga Hannoveri te Union Berlini.

Mediat gjermane, zbulojnë lotët e prindërit të tij. “Për në kjo lojë do të thotë shumë. Për këtë arsye, të afërmit e mijë kanë marrë një javë të lirë për të më parë mua”, tha Sylejmani. Babai i tij, Bajrami, pas vërshëllimes së fundit të gjyqtari kishte lot gëzimi në sytë e tij, shkruan “Tagesspiegel.de”, raporton Gazetaolle.com.

Uebfaqja në fjalë ka biseduar edhe me Bajram Nebihin e Eroll Zejnullahu, të cilët janë bashkëlojtarë të Sylejmanit tek Union Berlini. “Ishte atmosferë e mahnitshme. Na vjen keq që nuk shënuam një gol”, tha Zejnullahu.

“Ishte ndjenjë shumë e mirë”, shtoi Nebihi që së bashku me Zejnullahun patën 54 minuta aktivizim. (Gazeta Olle)