Babai i Imbulas: Interi më kërcënoi

Babai dhe njëkohësisht agjenti i mesfushorit Imbula, ka treguar prapaskena interesante të negociatave me Interin.

“Unë isha shumë i interesuar që ta transferoja Imbulën te Interi, mirëpo mënyra se si ata vepronin më bënin të çmendur. Ne e pritëm Roberto Mancinin që të flasim me të, por Interi nuk jepte shenja jete. Ata u zgjuan vetëm kur na kërkoi Porto, madje zyrtarët zikaltër më dërguan edhe një seri mesazhesh kërcënuese”, deklaroi ai.

Ndryshe, Imbula u zyrtarizua si futbollist i Portos, pas sezonit fantastik që kaloi me Marseillen. /Olle