Babai i futbollistit të ndjerë: “Ai luante futboll edhe natën”

Sot u varros i ndjeri 13-vjeçar që ishte futbollist i Shkollës së Futbollit Dardania, Syshqiponjas Haxhiu. Babai i tij, Lumi Haxhiu, ka thënë për Klanin se djali i tij aq shumë e donte futbollin, sa që luante me top edhe natën.

“E donte aq shumë futbollin, sa që ishte në gjendje që të luante edhe natën. Jemi të shokuar”, ka deklaruar ai, përcjellë Gazetaolle.com.

Dashurinë e djaloshit të ndjerë për futbollin e konfirmoi edhe ish-trajneri i tij, Shaip Hoti. “Kosova e ka humbur një futbollist shumë premtues. Ai e donte shumë futbollin dhe ishte shumë i talentuar”, ka thënë Hoti.

Të pranishëm në varrimin e sotëm ishin shumë persona. /Gazeta Olle