Babai i futbollistit: “Djali im u vra”

Albert Ebosse, lojtari afrikan që ndërroi jetë vitin e kaluar pas ndeshjes në kampionatin e Algjerisë, kishte tronditur futbollin.

Autoritetet policore kishin thënë se vetura e lojtarit ishte goditur nga një guri, derisa ai po udhëtonte për në shtëpi.

Mirëpo, gati një vit më pas, babai i tij ka rrëfyer se djali i tij ishte vrarë.

“Nuk ishte një gjësend, djali im u vra. Që nga ajo kohë, askush nga klubi nuk më ka thirrur, askush”, ka thënë Ander Bodjongo për BBC.