Babai i Behramit thumbon lojtarët e Kombëtares (VIDEO)

Babai i Valon Behramit, Ragi Behrami ka lëshuar një sulm indirekt në drejtim të lojtarëve të Kombëtares sonë, duke thënë se në futboll nuk na duhet patriotizmi, por një punë dhe një përkushtim i madh për të arritur majen.

Valon Behrami disa ditë më parë ka thënë se ndihet shumë zviceran kur luan futboll për këtë Kombëtares.

Dhe, këto fjalë kanë krijuar një bujë të madhe në vendin tonë dhe kanë qenë të papranueshme për secilin shqiptar.

Sidoqoftë, në një intervistë ekskluzive për KTV, Ragip Behrami ka thënë se patriotizmi nuk nevojitet fare në futboll por vetëm punë dhe një përkushtim i madh.

Këto fjalë mund të jenë si një sulm indirekt për lojtarët e Kombëtares sonë, të cilët janë treguar shumë patriot. Shumica prej tyre kanë refuzuar të luajnë për Kombëtaret tjera vetëm për të përfaqësuar fanellën kuqezi.