Babai i Albion Rrahmanit: Ai ka pasur intervenim në dhembë e jo në tru

Babai i sulmuesit kosovar Albion Rrahmanit, Dritoni, ka demantuar mediet rumune se Albioni ka kryer një operacion në tru.

Rrahmani, i cili gjatë kësaj verë iu bashkua Rapidit të Bukureshtit, ishte pjesë e Kombëtares së Kosovës në humbjen ndaj Rumanisë (2-0), ndeshje kjo e zhvilluar pak ditë më parë në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024

Mediet rumune pas ndeshjes raportuan se Rrahmani, ka pasur një intervenim në tru, mirëpo babai i lojtarit Dritoni, për RTKLive, ka thënë se Albioni ka pasur një intervenim në dhembë e jo në tru.

“Albioni ka pasur intervenim për një dhëmb e jo operim në tru. Ai ka qenë pjesë Rapidit në ndeshjen e fundit. Albioni është mirë më shëndet dhe në formë mjaft të mirë”, ka thënë Driton Rrahmani.

Kujtojmë se Albion Rrahmani ishte transferuar nga Ballkani tek gjiganti rumun për shifrën 600 e mijë euro që është transferimi më i shtrenjtë nga futbolli kosovar.

Shqipëria e të amputuarve do të marrë pjesë në Ligën e Kombeve ndërsa Kosova nuk ka mbështetje financiare

KE mbanë mbledhjen e radhës, është folur edhe për rezultatet e Kosovës