Baba te Roma, nuk fotografohet fare me Augsburgun

Tifozët e Romës e kanë një arsye të madhe për t’u gëzuar, pasi që futbollisti që u kërkua nga shumë skuadra evropiane, Baba, sipas të gjitha gjasave do të transferohet te Roma.

Sipas “Goal.com”, ai nuk ka marrë fare pjesë në fotografimin e skuadrës së Augsburgut për edicionin e ri dhe një sinjal i tillë e konfirmon indirekt largimin e tij.

Klubi i Romës ka arritur të gjejë marrëveshjen me Baban, duke i ofruar 1.5 milionë euro në vit, derisa plani verdhekuq për transferimin e tij është huazimi me të drejtë blerje për 16 milionë euro.