Baba refuzon Chelsean, do Romën

Futbollisti i Augsburgut, Abdul Rahman Baba, e ka refuzuar transferimin te Chelsea, duke dashur të kalojë në Itali te skuadra e Romës.

Shkak kryesor është minutazha e vogël që mund ta ketë ai në “Stamford Bridge”, me Romën që i ofron futbollistit diçka më shumë në këtë aspekt.

Sipas “Il Messaggero”, drejtori sportiv i Romës, Walter Sabatini, e ka gati ofertën 3 milionëshe për huazimin e Babas, me blerje të obligueshme më pas për 12 milionë euro.

Kryeqytetasit duhet të jenë të kujdesshëm, pasi që Baba është edhe në radarin bardhezi të Juventusit. /Olle