Aziz Salihu: Krenar me arritjet e Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës

Fituesi i Medaljes Olimpike, Aziz Salihu tha se është krenar për Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën për fitimin e Medaljeve të Arta në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Është një kënaqësi që i kemi dy medalje olimpike tha në emisionin “Edicionin Special”.

“Trajneri i tyre Driton Kuka nuk vetëm një trajner, por një diplomat, trajneri duhet me qenë edhe diplomat, jo vetëm t’i trajnojë, duhet t’ju tregojë se si ta arrijnë që ta fitojnë medaljen”.

Azizi tha se ishte shumë i gëzuar për arritjen e dy medaljeve të arta.

“Drejt me të treguar, s’ka më kënaqësi se me u bo kampion, olimpiada është kompeticioni më i rëndësishëm në sport, sportin e njeh të gjithë botën, duke e pa që Kosova është e vogël, fal tyre është bërë më e madhe”.

Tutje Azizi tregoi përjetimin në momentin kur Majlinda e fitoi Medaljen e Artë para pesë viteve.

“Unë jam gëzuar shumë në momentin kur ka fituar Majlinda Kelmendi para pesë viteve, kam qenë i sëmurë, por që momentin kur me treguan që arriti ta fitojë Medaljen e Artë, më është përmirësuar gjendja shëndetësore”.

Kosova, e para sa i përket medaljeve në një milion banorë në “Tokyo 2020”

Basketbollistja e Kosovës, Alexis Tolefree në top-5 të ‘Evropianit për Shtete të Vogla’