Azemi: Të fitojmë 3:0

Sigal Prishtina ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të serisë finale ndaj Pejës, duke e mposhtur me rezultat 92:73.

Kapiteni i ‘bardhekaltërtve’ Edmond Azemi, është shprehur optimist para ndeshjes së dytë.

“Jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen jemi shumë të motivuar e dimë se nuk do të jetë e lehtë pasi luajmë para publikut të tyre por me mbrojtje agresive siç e kemi aplikuar në ndeshjen e parë besoj se nuk do të kemi problem”, u shpreh Edo për GazetaOlle.com

Ndryshe kapiteni i kryeqytetasve beson se skuadra e tij mund të arrijë të mbyll këtë fazë të finales me tri fitore radhazi.

“Besoj se në bazë të asaj se çfarë kemi treguar do të arrijmë të kryejmë këtë fazë me tri fitore radhazi dhe të fitojmë titullin e kampionit”.