Ayew zyrtarizon largimin nga Marseille, e kryen me Romën

Sulmuesi i Olympique Marseille, Andre Ayew, edhe përfundimisht e ka konfirmuar faktin që nuk do ta rinovojë kontratën me klubin francez, duke bërë të ditur që do të largohet në afatin kalimtar të verës.

“Unë nuk do ta vazhdojë kontratën me Marseillen. Përfundimisht do të largohem nga këtu në verë”, ka deklaruar sulmuesi ganez.

Sipas “Calciomercato.it”, Roma e ka kryer punën me Ayewn dhe transferimi i tij në kryeqytetin italian është çështje detajesh. /Gazeta Olle