Avni Ita dhe Gumnasella prekin finalen e Ligës Total

Në Lipjan të dielën mbrëma u luajtën ndeshjet e Play Off-it, ku stadiumi Toni-M u stërmbush nga tifozët e shumtë që kishin ardhur nga shumë qytete të Kosovës për të parë super sfidat e Play Off në mes të Bajramit nga Banulla dhe Avni Itës, si dhe Venezias së Dobrajës ndaj Gumnasellës.

Avni Ita mori biletën e finales duke mundur 4-3 Bajramin, në super derbin e madh të Lipjanit ku përballë njëri-tjetrit u vunë lojtarë si Azem Ibrahimi, Egzon Shabani e Agon Ramdani, që humbën sfidën ndaj Narcis Alibegut, Getart Hysenit, Korab Muharremit e Kemajl Gashit. Dueli ishte jashtëzakonisht interesant dhe u pa mjaft futboll i bukur.

Në krahun tjetër, Gumnasella befasoi të gjithë me super skuadrën që zbarkoi në fushë ndaj Dobrajës, duke e mundur 4:0 skuadrën e Venezias. Leksion futbolli dha Arbnor Hyseni me shoket e tij, teksa u veçuan pritjet fantastike të portierit Selami Latifi, që ishte heroi i takimit për Gumnasellën.

Finalja e madhe e Liga Total do të luhet të dielën tjetër (12 korrik 2015) në mes të Avni Itës dhe Gumnasellës. (Gazeta Olle)

liga totall liga2total