Aventura në Turqi zgjati vetëm pesë muaj, Ajeti pritet të zyrtarizohet te skuadra e re

Pesë muaj qëndrim, pesë ndeshje të zhvilluara në total 118 minuta lojë dhe vetëm një gol i realizuar.

Kjo ishte aventura e Albian Ajetit në futbollin turk me fanellën e skuadrës Gaziantep që tanimë ka ndarë rrugët.

Sulmuesi kosovar është larguar nga skuadra turke dhe tanimë është një lojtar i lirë që po kërkon një skuadër të re.

Por e ardhmja e tij duket se do të jetë sërish në Zvicër, pasi ish-skuadra e tij Basel po kërkon afrimin e sulmuesit.

26-vjeçari po synon të rikthehet në Zvicër për t’ia nisur nga fillimi karrierës së tij dhe për ta rikthyer formën e dikurshme pasi edhe para Gaziantepit karriera te Celtic nuk shkoi në mënyrën më të mirë.

Ish-reprezentuesi zviceran ka pasur formën më të mirë te Baseli, ku në 96 ndeshje realizoi 43 gola e asistoi në 21 të tjerë në dy periudha të ndryshme kohore.

Interesim për shërbimet e sulmuesi llapjan ka shprehur edhe Dinamo Bukureshti, megjithatë e ardhmja e tij pritet të jetë në Zvicër ku gjatë këtyre ditëve pritet të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Baselit.

“Kam refuzuar Suedinë dhe Shqipërinë, doja të luaja vetëm për Kosovën” – Anel Rashkaj tregon prapaskenat se si i qëndroi besnik Dardanëve

Gati të rikthehet nga lëndimi, Kumbullën e duan edhe dy klube të tjera italiane