Avdylit ia mohon viza miqësoret me Werderin e Frankfurtin

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Ilir Avdyli, ishte ftuar nga përzgjedhsi Albert Bunjaki, për dy ndeshjet miqësore që Kosova, do t’i luaj përballë,Eintracht Frankfurt dhe Werder Bremen.

‘Gardiani’ i skuadrës së Hajvalisë, Avdyli, nuk ka udhëtuar fare me lojtarët e tjerë pasi këtij të fundit i është refuzuar viza nga ambasada gjermane. Në një prononcim për ‘Gazetën Olle’ Avdyli thotë se është i vemti lojtarë të cilit i është refuzuar viza.

“Jam i vetmi futbollist që më është refuzuar viza. Mora edhe arsyetimin e kësaj por nuk dua ta komentoj”, deklaroi shkurtimisht Avdyli.