Avdyli: Privilegj i madh të jem pjesë e Kosovës, tashmë konkurrenca është shumë e fortë

Pas stërvitjes së dytë të Kombëtares së Kosovës nën urdhrat e selektorit Franco Foda, ka folur edhe portieri i Llapit, Ilir Avdyli.

Avdyli ka qenë i padiskutueshëm si zgjedhja numër një për portën e Llapit këtë sezon, duke shkëlqyer me paraqitjet e tij andaj edhe ftesa ishte më se e merituar për atë.

E për grumbullimin me Kosovën pas një kohe të gjatë, portieri kosovar e ka cilësuar si privilegj dhe si një ekip me konkurrencë të madhe.

“Privilegj i madh të jem pjesë e Kombëtares së Kosovës. Kam qenë pjesë e grumbullimit edhe para 7 vitesh kur nuk ishim të pranuar, por sot është krejtesisht ndryshe, ka konkurrencë të fortë dhe është ndjenjë tejet e veçantë.” ka thënë ai. /Gazeta Olle/

Berisha: Duhet të fitojmë sepse na ndihmon për atmosferën në ekip

Lojtarët e Amenisë besojnë se do ta mposhtin Kosovën