Avdijaj shpallet lojtari më i mirë i javës në Austri

Sulmuesi i Hartbergut, Donis Avdijaj, është shpallur lojtari më i mirë i javës së 17-të të Bundesligës së Austrisë.

Avdijaj ka kontribuuar me asistim në fitoren e Hartbergut, të dielën. Hartbergu fitoi 2:0 në shtëpi kundër Wolfsbergerit, ndërsa kosovari asistoi në golin për 2:0.

Avdijaj fitoi në garë me Luka Suçiqin e Salzburgut, Seedy Jattan e Sturm Grazit, Reinhold Ranftlin e Austria Vjenës dhe Robert Zuljin të LASK-ut.

Avdijaj fitoi 42 për qind të votave të lexuesve të sajtit të madh austriak “Laola1”.

EJU: Gjithsej 300 mijë euro shpërblime në Kampionatin e Hapur Evropian në Prishtinë

Zyrtare: Kërcënoi me jetë arbitrin, jep dorëheqjen presidenti i Ankaragucu-s