Avdijaj nuk ka të ndalur, shënon golin e gjashtë në Bundesligën e Austrisë

Futbollisti kosovar Donis Avdijaj e ka shënuar golin e gjashtë në Bundesligën e Austrisë.

Avdijaj shënoi gol në barazimin e Hartbergut 1:1 ndaj Sturm Grazit. Ai të dielën shënoi golin e barazimit në minutën e 70-të të ndeshjes që i takoi javës së 22-të të Bundesligës austriake të futbollit.

Avdijaj i ka edhe katër asistime në edicionin aktual.

Ndërkohë, gol të dielën ka shënuar edhe Vesel Demaku. Ai realizoi golin e parë në barazimin e Altachut përballë Wolfsbergerit 1:1. Ai shënoi në minutën e 15-të. Për Altachun deri në minutën e 72-të luajti edhe sulmuesi Atdhe Nuhiu. /Gazeta Olle/

Luftë edhe më e madhe për titull në Angli: Spektakël, por City reziston përballë Liverpoolit

Shqipëria pretendon vendin e parë në grupin C5 dhe rikthimin në Ligën B