Avdijaj, një gol e dy asiste

Donis Avdijaj po i tregon cilësitë e tij në kampionatin austriak.

Ai sot shënoi golin e tretë këtë sezon, derisa ndeshjen e mbylli edhe me dy asiste. Skuadra e tij, shënoi fitore 5:0 ndaj Altachut, në Bundesligën austriake.

Sulmuesi kosovar realizoi golin në minutën 45 për 2:0. Në pjesën e dytë ai shpërtheu me dy asistime. Avdijaj është huazuar nga Schalke në Sturm Graz gjatë dimrit. (Gazeta Olle)